Notícia

Gazeta Shneta (Kosovo)

Studimi i ri konfirmon që doza të larta të vitaminës D nuk kanë asnjë efekt në COVID-19

Publicado em 05 maio 2021

Studiuesit kanë menduar nëse vitamina D mund t’i ndihmojë njerëzit të shmangin infeksionet e SARS-CoV-2 dhe të zbusin efektet e COVID-19.

Një studim klinik i rastësishëm i kontrolluar edhe me formën placebo ka vënë në synim testimin e përfitimeve të vitaminës D në luftimin e sëmundjes COVID, shkruan Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.

Nga rezultatet e studimit u tha se doza të larta të vitaminës D nuk kanë asnjë efekt në rezultatet kryesore të COVID-19 në pacientë të sëmurë veçanërisht të shtruar në spital.

Kërkimi i mëtejshëm është i nevojshëm për të hetuar nëse një mungesë e vitaminës D shoqërohet me raste më të rënda të COVID-19.

Vlen të ceket se ka pasur hetime të shumta për një rol të mundshëm të vitaminës D në parandalimin e infeksioneve të SARS-CoV-2 dhe ndërlikimeve të COVID-19.

Këto studime kanë nxjerrë përfundime kontradiktore. Tani, një studim nga hulumtuesit në Brazil siguruan një përgjigje më të fortë për të paktën një pyetje kryesore: a mund të ndihmojë vitamina D në parandalimin e ndërlikimeve të COVID-19 në pacientë veçanërisht të sëmurë në spital? Sipas rezultateve, përgjigja duket të jetë jo.

Studimi zbuloi se doza të larta të vitaminës D të administruara tek pacientët në spital me COVID-19 të moderuar ose të rëndë nuk ndikojnë në rrjedhën e sëmundjes.

“Studimet in vitro ose provat me kafshët kishin treguar më parë se në situata të caktuara, vitamina D dhe metabolitët e saj mund të kishin efekte anti-inflamatore dhe antimikrobike si dhe në modulimin e përgjigjes imune,” shpjegon Rosa Pereira, hulumtuese kryesor e studimit.

“Ne vendosëm të hetojmë nëse një dozë e lartë e substancës mund të ketë një efekt mbrojtës në kontekstin e një infeksioni akut viral, duke zvogëluar ose inflamacionin ose ngarkesën virale”.

Shkencëtarët nga São Paulo, Brazil, gjurmuan përvojat e 240 vullnetarëve që morën trajtim për simptomat e COVID-19.

Të gjithë pjesëmarrësit ishin testuar pozitiv për SARS-CoV-2 duke përdorur një provë të reaksionit zinxhir polimerazë ose përmes testimit të antitrupave.

Hulumtimi nuk gjeti prova se vitamina D, e mbron një person që të ketë më pak të ngjarë të pranohet në njësinë e kujdesit intensiv ose më pak të ngjarë të ketë nevojë për intubim.

/Gazeta Shneta/

Essa notícia também repercutiu nos veículos:
Pharmacy News Digest Scienmag Science Magazine (Reino Unido) Hekim.pro Doctor (Azerbaijão) News Medical (Austrália) Medicine World Council Bio News Central (Canadá) 7thSpace La Revue Gauche Mere Residency Science Codex Andhravilas (Índia) Daily 24x7 News (Índia) IND News (Índia) Newkerala.com (Índia) IANS Life (Índia) Eminetra (Índia) India Narrative (Índia) Daijiworld (Índia) Newsgram (EUA) The Quint Fit (Índia) 5 Dariya News (Índia) glamsham.com (Índia) InfoSurHoy (EUA) Clinical Research Informer (EUA) The Medical Dispatch Medindia (Índia) Sound Health and Lasting Wealth (Nigéria) Bioengineer (Reino Unido) 4State News MDLinx (EUA) Top Personal Health Middle East North Africa Financial Network (Jordânia) Knowledia (França) CanIndia (Índia) Sambad English (Índia) Social News (EUA) The Uncover Reality (Índia) Jioforme (Índia) Globe Health News International Business Times (Índia) Bharat News (Colômbia) Newso Time (EUA) Medical Advise (EUA) Biz News Post (EUA) The Health News Express WorldNewsEra (EUA) Newso Time (EUA) Medical Dialogues (Índia) MediExpose (ìndia) Press-news.org Hekim.pro Doctor (Azerbaijão) India News Republic FuentiTech Eminetra Today (EUA) Doon Horizon (Índia) ET HealthWorld (Índia) Pune Mirror (Índia) Adsdesi Bhaskar Live (Índia) AlmedabadMirror (Índia) Sify (Índia) White Newspaper YesPunjab.com (Índia) KSR - knowRidge Science Report (Austrália) Open Access Government (Reino Unido) HomeFitnessgarage BVC Health and Fitness Toptenews (Índia) Santé blog (França) Ujoy.net (China) Pharmacy Times (EUA) Industrial News (Reino Unido) News Express Post Paperblog (França) Sky1 News (Reino Unido) Native News Post (EUA) Honest Columnist (EUA) USA News Wall (EUA) SciTech Daily (EUA) Reliable UK (Reino Unido) Automatic Blogging (Singapura) News24 (África do Sul) Bisnis.com (Indonésia) Newsbeezer (Indonésia) Ce se intampla, Doctore? (Romênia) MNT - Medical News Today (Reino Unido) cnBeta (China) Blog WONGCW (China) 309Write Our Top News NewsFlashBuzz (EUA) Baku Tribune (Azerbaijão) Industry Update (Índia) RCTI+ (Indonésia) wellMe.it (Itália) RCTI+ (Indonésia) YesDok (Indonésia) Newsin.md (Moldova) Plot Shnetë (Kosovo) Detonic Yidian Zixun (China) SINA (China) Dreamwu.com (China) Chinaz.com (China) Eat This, Not That! (EUA) Yahoo! Lifestyle Singapore (Singapura) Yahoo Finance (EUA) Focus Technica SINA (China) Santé Magazine (França) Yese109.com (China)